Volkswagen reagon ndaj raportimeve për shitjen e disa markave / Konfirmon riorganizim të thellë në grup

Volkswagen reagon ndaj raportimeve për shitjen e disa markave / Konfirmon

Grupi Volkswagen ka reaguar pas raportimeve se mund të shesë disa prej markave të tij, mes tyre edhe emra tëmon riorganizim të thellë në grup njohur në industrinë automobilistike.

Sipas një raporti të ri, kompania gjermane po shqyrton mundësinë e reduktimit të portofolit të saj të markave për të siguruar fonde për planin e ristrukturimit. Ndër emrat që përmenden në diskutime është edhe marka e motoçikletave Ducati, ndërsa ka spekulime edhe për ndryshime të mundshme në statusin e Lamborghini-t.

Këto zhvillime vijnë pas largimit të Bugatti-t nga struktura e Grupit Volkswagen, një lëvizje që u realizua përmes kalimit të aksioneve të Porsche-s në Bugatti Rimac, duke e nxjerrë markën luksoze jashtë grupit për herë të parë që nga viti 1998.

Duke reaguar ndaj këtyre raportimeve, një zëdhënës i Volkswagen nuk i ka mohuar kategorikisht thashethemet, duke theksuar se të gjitha markat dhe filialet duhet të “transformohen thellësisht”.

Gjithashtu, kompania ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një proces i gjerë riorganizimi, si pjesë e strategjisë për përmirësimin e efikasitetit dhe forcimin financiar të grupit.

EMISIONET