Stacioni Ndërkombëtar i hapësirë do të rrëzohet në Tokë në vitin 2031

Stacioni Ndërkombëtar i hapësirë do të rrëzohet

NASA njofton se Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) do të rrezohet në Oqeanin Paqësor në fillim të viti 2031.

Sipas një raporti, agjencia hapësinore amerikane tha se ISS do të përplasej në një pjesë të oqeanit, të njohur si "Point Nemo".

Kjo është pika më e largët nga toka në planetin Tokë, e njohur ndryshe si varreza e anijeve kozmike.

Shumë satelitë të vjetër dhe mbeturina të tjera hapësinore janë rrëzuar atje, duke përfshirë stacionin hapësinor rus "Mir" në 2001.

ISS një projekt i përbashkët që përfshin pesë agjenci hapësinore,  ka qenë në orbitë që nga viti 1998 dhe ka qenë me ekuipazh që nga viti 2000.

EMISIONET