Sulmi me armë ndaj hotelit në Tushemisht, shtyhet seanca për tre të arrestuarit

Sulmi me armë ndaj hotelit në Tushemisht, shtyhet seanca për tre

Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në 18 shtator caktimin e masës së sigurisë për tre të arrestuarit për sulmin ndaj një lokali në Tushemisht, Meard Berberi, Anterio Kaloshi dhe Evin Kalaja. Dosja u tranferua në tiranë nga Gjykata e Pogradecit.

Tre të arrestuarit për sulmin ndaj një lokali në Tushemisht, Meard Berberi, Anterio Kaloshin dhe Ervin Kalaja, kanë dalë këtë të djelë para Gjykatës së Tiranës për t'u vlerësuar më masën e sigurisë.

Seanca ishte parashikuar ne orën 10:00 pas mberritjes së dosjes nga Gjykata e Pogradecit, e cila kishte vendosur për tre të akuzuarit  masën arrest me burg, dhe njëkohëshit kishte shpallur moskopetencën.

Por, mungesa e përfaqësuesit të akuzës u bë shkak që kjo séancë pavarësisht  paraqitjen e të akuzuarve te shtyhet per ne 18 shtator.

Para gjykatës dy prej të arrestuarve Meard Berberi dhe Ervin Kalaja thanë se janë me arsim të lartë juridik. Madje, Merd Beriberi deklaroi se kishte licensen e avokatit. Ndërsa Anterio Kaloshi  dekaroi se ishte me arsim tetevjecar. Të tre deklaruan se ishin të papunë. 

Tre te dyshuarit u arrestuan në kryeqytet, më 13 gusht të ketij viti . Çështja erdhi në Gjykatën Penale te Tiranës për shkak së gjykata e Pogradecit shpalli moskopetences territoriale. Prokuroria e Pogradecit gjatë seancës për caktim te masës së sigurisë i akuzonte të tre personat e dyshuar vetëm për arsenalin e armëve që u gjet në momentin e arrestimit të tyre.

Sulmi me armë ka ndodhur në hotel “Voloreka”, ku shenjestër e atentatit ka qenë djali i pronarit. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka bërë me dije se kanë rënë në pranga 7 persona. Kaloshi dyshohet të jetë ekzekutori i ngjarjes së rëndë që tronditi Tushemishtin, ku u qëllua me rreth 10 plumba drejt hotelit me turistë.

Lexoni të gjitha lajmet në lidhje me sulmin ndaj hotelit në Tushemisht.

https://youtu.be/hV4pguNA-vY

Vendi Lajme hotel Kronike tushemisht sulmi me arme sulmi me tushemisht

EMISIONET