Kamioni përmbyset në Teksas, dy milionë bletë shpërndahen në ajër dhe alarmojnë banorët

Kamioni përmbyset në Teksas, dy milionë bletë

Një aksident i pazakontë është regjistruar në Texas, ku një kamion me tre akse që transportonte koshere bletësh është përmbysur duke shkaktuar lirimin e rreth dy milionë bletëve në ajër.

Ngjarja ndodhi pranë qytetit lindor të Morrisville, duke detyruar autoritetet lokale të emergjencës të lëshojnë menjëherë paralajmërime për banorët që të qëndronin brenda banesave për shkak të rrezikut nga insektet.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë bletarë të veshur me kostume mbrojtëse teksa punojnë mes reve të mëdha bletësh, ndërsa një numër i madh insektesh janë parë të ngjitura në pemët e zonës përreth aksidentit. Sipas mediave ndërkombëtare, incidenti u menaxhua relativisht shpejt nga shërbimet e emergjencës, të cilat ndërhynë për të kufizuar rrezikun dhe për të rikthyer situatën nën kontroll.

Shërbimet e emergjencës së Qarkut Orange bënë të ditur disa orë pas ngjarjes se bletët po transportoheshin te bletarë lokalë, të cilët u angazhuan për të shpëtuar kolonitë e insekteve dhe për të minimizuar humbjet.

Autoritetet nuk raportuan për persona të lënduar, ndërsa ngjarja mbetet një nga incidentet më të pazakonta të raportuara së fundmi në zonë.

EMISIONET