Ish-ylli i Premier League Christian Atsu u gjet i gjallë në rrënojat e tërmetit në Turqi
Christian Atsu është gjetur i gjallë pas raportimeve se ai ishte 'i bllokuar' pas një tërmeti në Turqi.
31-vjeçari, i cili luajti për Chelsean dhe Newcastle gjatë kohës së tij në Premier League , u bllokua nën rrënoja pas tërmetit me magnitudë 7.7.
Gazeta portugeze "A Bola" raporton se Atsu është transportuar në spital pasi pësoi lëndime në këmbën e tij të djathtë dhe kishte vështirësi në frymëmarrje.
Hatayspor, klubi aktual i Atsu, ndodhet në qytetin turk të Hatay, i cili besohet të jetë një nga zonat më të prekura nga incidenti. Nga rrënojat u nxorrën edhd drejtori sportiv dhe përkthyesi i Hatayaspor.
Futbollistë të tjerë, përfshirë Onur Ergun dhe Burak Oksuz, u shpëtuan pas incidentit. Dy bashkëlojtarët e tjerë të Atsu, Ruben Ribeiro dhe Ze Luis janë gjithashtu të sigurt, ndërsa Kerim Alici arriti të çlirohej nga rrënojat.
Atsu, i cili iu bashkua Chelsea në vitin 2013 pasi u largua nga Porto, u aktivizua edhe në radhët e Everton dhe Bournemouth. Ai u bashkua me Hatayspor në verë.