Vlahoviç pranë rikthimit te Juventusi! Sulmuesi kërkon takim me drejtuesit e klubit

Dusan Vlahovic mund të vazhdojë karrierën te Juvéntusi, pasi ka kërkuar të rifillojë bisedimet me klubin. Mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë janë të gatshëm ta shqyrtojnë rikthimin, por vetëm nëse sulmuesi pranon kushtet financiare të vendosura nga drejtuesit.

Vlahoviç pranë rikthimit te Juventusi! Sulmuesi kërkon takim me

E ardhmja e Dushan Vlahovic mund të jetë sërish Juvéntus, edhe pse largimi i tij dukej i pashmangshëm 1 muaj më parë.

Sipas të përditshmes italiane Tuttosport, sulmuesi serb ka ndërmarrë personalisht hapa për të rivendosur marrëdhëniet me klubin bardhezi dhe për të diskutuar mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit.

Sipas raportimit, Vlahovic ka kontaktuar drejtuesit e Juvéntusit pa ndërmjetësimin e babait të tij, Milosh Vlahovic, duke kërkuar një takim me drejtuesit e klubit. Lëvizja vjen pasi sulmuesi refuzoi një ofertë të konsiderueshme nga Beshiktashi dhe nuk ka gjetur alternativa tërheqëse në klubet e tjera të mëdha europiane.

Mediat italiane raportojnë se ai dëshiron të qëndrojë në Torino dhe është duke u përgatitur individualisht për grumbullimin e skuadrës më 13 korrik.

Administratori i ri i Juvéntusit, Giovanni Carnevali, ka zbutur qëndrimin e tij ndaj sulmuesit. Pas deklaratave të mëparshme se Vlahovic nuk ishte në planet e klubit, ai u shpreh se dyert mbeten të hapura për bisedime, jo vetëm me serbin, por edhe me lojtarë të tjerë.

Megjithatë, rikthimi i Vlahoviçit varet nga kushtet ekonomike. Juvéntusi kërkon uljen e pagës së tij nga rreth 8 milionë euro në afërsisht 6 milionë euro në sezon, si edhe reduktimin e komisioneve për përfaqësuesit e lojtarit. Sipas raportimeve, këto janë kushtet që klubi i konsideron të panegociueshme.

Një tjetër faktor që ka rikthyer në skenë emrin e Vlahoviçit janë vështirësitë në negociatat për Randal Kolo Muanin.

Juvéntusi dhe Paris Saint-Germain mbeten larg një marrëveshjeje financiare, ndërsa drejtuesit bardhezi nuk kanë ndërmend të rrisin ofertën e tyre. Në këtë situatë, rikthimi i sulmuesit serb shihet si alternativa më e realizueshme për trajnerin Luciano Spalletti në prag të sezonit të ri.

EMISIONET