Serie A, akuza të reja për Gianluca Rocchi, ngrihet hipoteza e mashtrimit sportiv në bashkëpunim me Interin

Nuk shuhen problemet në botën arbitrare. Sipas asaj që publikohet nga e përditshmja Corriere Della Sera, pozicioni i Gianluca Rocchi po komplikohet ndjeshëm. Prokurorët kanë e kanë thirrur sërish ish dizenjatorin e arbitrave për çështje që janë krejtësisht ndryshe nga ajo e 24 prillit.
Kuadri i akuzave zgjerohet; ndeshjet në shënjestrën e Prokurorisë nuk janë më ato të sezonit të kaluar (Inter-Verona e 3 majit 2025, Bologna-Inter e 20 prillit 2025 dhe derbi i Coppa Italia Inter-Milan i 23 prillit 2025), por ato tani bëhen 4. Ndeshja e katërt që është vënë në lupë është sfida mes Torino-Inter e 26 prillit të këtij viti. Sipas Prokurorisë, Rocchi ia besoi drejtimin e kësaj ndeshjeje Maurizio Marianit vetëm pasi kishte marrë konsensusin e klubit zikaltër si arbitër i padëshiruar prej këtij të fundit.
Krahasuar me versionin e parë të hetimeve, akuza për “pranimin me mashtrim të ndërhyrjeve me qëllim ndryshimin e zhvillimit të rregullt të garës” ndryshon rrënjësisht. Tashmë prokurorët dyshojnë për veprën penale të mashtrimit sportiv dhe e konsiderojnë Rocchin se ka vepruar “në bashkëpunim me përfaqësues të Interit dhe me marrëveshje paraprake me ta”.
Sipas prokurorëve, ky bashkëpunim mbështetej nga mbrojtje në nivele të larta: drejtuesit e Interit, sipas akuzës, do të kishin vepruar “si pasojë e marrëdhënieve preferenciale me Gabriele Gravina, tashmë ish president i Federatës Italiane të Futbollit.
