VIDEO/ Skandal në ndeshjen e Conference League, portieri serb provokon me 3 gishtat tifozët e Partizanit

VIDEO/ Skandal në ndeshjen e Conference League, portieri serb provokon me 3

Është mbyllur me tension dueli i Ligës së Konferencës mes maltezëve të Marsoshlok dhe Partizanit.

Portieri serb i vendasve, Drobnjak, ka provokuar tifozët e Partizanit pas ndeshjes. 

Ai iu drejtua me provokime tifozëve të Partizanit që kishin udhëtuar në Maltë, duke shkaktuar situatë kaotike.

Skandali i tij nuk mbaroi vetëm me kaq. 

Mbrojtësi i Partizanit, Bytyçi rrezikoi konfrontim me portierin Dropnjak.

Ishte pikërisht Bytyçi, ai që kuptoi në gjuhën serbe sharjet e portierit karshi tifozëve dhe lojtarëve të Partizanit.

Duket se ky eliminim ka bërë që serbi ta humbasë toruan, teksa rrezikon dënim shembullor nga komisioni i disiplinës të UEFA-s.

Për më tepër shikoni pamjet:  

https://streamin.one/v/f59a2b08

EMISIONET