Matematika e interesit dhe iluzioni i së tashmes - Letër e hapur qytetarëve të Shqipërisë

Matematika e interesit dhe iluzioni i së tashmes - Letër e hapur

Të dashur qytetarë,

Ajo që po ndodh sot në Tiranë nuk është thjesht protestë. Nuk është as një episod politik që kalon dhe harrohet.

Është një moment ku shoqëria jonë po përballet me vetveten.

Me mënyrën si ka pranuar të jetojë.

Me mënyrën si ka pranuar të heshtë.

Me mënyrën si ka pranuar të llogarisë të ardhmen e saj.

Sepse problemi nuk është vetëm kush qeveris, por dhe si kemi pranuar të mendojmë.

Në çdo shoqëri ekziston një matematikë e pa shpallur që udhëheq zgjedhjen e preferencave tona e pikërisht: çfarë fitoj sot dhe çfarë humb nesër.

Dhe këtu ndodh paradoksi.

Në matematikë, numri i vogël 2 është gjithmonë pjesë e numrit më të madh 8; gjendet katër herë brenda tij. E vogla përfshihet tek e madhja. Nuk e zëvendëson kurrë.

Por në jetën tonë shoqërore, kjo logjikë përmbyset.

Një përfitim i vogël i sotëm bëhet më i rëndësishëm se një e ardhme e tërë, pra ajo ‘ 2-ja e çastit’peshon më shumë se ‘8-ta e nesërme!

Dhe kjo është sëmundja e fshehtë e kohës sonë!

Njerëzit tërhiqen, sepse mendojnë vetëm për sot duke thënë se- ‘nuk më prek mua’.

Pa dyshim, kjo është gënjeshtra më e rrezikshme që dikush mund t’i thotë vetes, sepse në shoqëri, askush nuk është jashtë rezultatit:

__ As ai që proteston.

__ As ai që bën sehir.

__ As ai që hesht.

__ As ai që pret.

Të gjithë jemi brenda të njëjtit ekuacion.

Sistemi që kemi sot nuk është krijuar nga një dorë e vetme.

← Ai është ndërtuar nga shumë duar.

← Është mbajtur nga shumë zgjedhje.

← Është forcuar nga shumë heshtje.

→ Nga të gjitha ngjyrat politike.

→ Nga të gjitha kampet.

→ Nga të gjitha kohët.

Prandaj sot nuk duhet të flasim vetëm për fajtorë. Sot duhet të flasim për përgjegjësi.

Kjo protestë nuk është vetëm revoltë politike.

Matematika e interesit dhe iluzioni i së tashmes - Letër e hapur

Është britma e një shoqërie që po kupton me dhimbje se rrezikon të humbasë të ardhmen për një të tashme të vogël.

Kjo është thirrje që nuk mund të pranojë më logjikën se e vogla e sotme vlen më shumë se e madhja e nesërme.

Në emër të saj e bëj këtë thirrje_ Jo, për partitë, por për njerëzit:

__ Për ata që janë në shesh – MOS NDALONI..

__ Për ata që janë në shtëpi – MOS QËNDRONI JASHTË SAJ SI TË PAPREKSHËM.

__ Për ata që heshtin- HESHTJA NUK ËSHTË NEUTRALITET.

__ Për ata që justifikohen- KOHA NUK PRET JUSTIFIKIME.

__ Për ata që mendojnë se nuk ka më kuptim- KY ËSHTË MOMENTI KUR KUPTIMI KRIJOHET.

PO MIQTË E MI- KA KUPTIM.

Sepse nëse vazhdojmë të jetojmë me këtë ‘matematikë të përmbysur’, atëherë çdo ditë do të humbasim pak nga e ardhmja jonë, pa e kuptuar, pa e ndjerë menjëherë, por në mënyrë të sigurt dhe të pandalshme.

Dhe kur një ditë të zgjohemi, do të jetë vonë për të korrigjuar atë që kemi humbur duke menduar se ishin ‘gjëra të vogla’.

PRANDAJ SOT NUK ËSHTË KOHA PËR TË PARË.

ËSHTË KOHA PËR TË MOS E PRANUAR MË.

ËSHTË KOHA PËR TË DALË NGA MATEMATIKA E PËRMBYSUR E INTERESIT.

Sepse e ardhmja nuk është abstrakte.

ËSHTË JETA JONË.

EMISIONET