ZHVENDOSJA E DEBATIT/ Ajatollahët e këshillojnë të dëgjojë popullin, reagon Rama: Ja, edhe qeveria e Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës
Irani ka reaguar sërish ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi Teheranin për përfshirje në një fushatë dezinformimi lidhur me debatin për projektin në Zvërnec.
Në një postim në X, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iran, Esmail Baghaei ka hedhur poshtë akuzat e palës shqiptare, duke i cilësuar ato si një tentativë për të shmangur vëmendjen nga situata e brendshme në Shqipëri. "Qetësohuni, zoti kryeministër"
Ai theksoi se, në vend që kryeministri të shkruajë një pamflet të gjatë të mbushur me akuza të pabaza kundër Iranit, duhet të angazhohet në dëgjimin e popullit shqiptar që po kërkon dorëheqjen e tij rrugëve të Tiranës.
"Qetësohuni, zoti kryeministër. Ishit JU, zotëri, që e nisët këtë. Pra... duhet të përballeni me muzikën! Do të ishte më e mençur të tregonit pak respekt për inteligjencën dhe gjykimin e popullit tuaj, si një komb me kulturë të pasur dhe histori krenare. Ata janë mjaftueshëm të mprehtë për të dalluar të vërtetën nga e pavërteta.
Nëse zgjidhni të shisni sovranitetin tuaj kombëtar, ky është vendimi juaj. Nuk na detyroheni një shpjegim. Por kur përballeni me zemërimin dhe kritikat e publikut tuaj, ju lutem mos i përdorni të tjerët si një kurban të përshtatshëm për t'i shpëtuar llogaridhënies.
Në vend që të shkruani një pamflet të gjatë të mbushur me akuza të pabaza kundër Iranit, merrni një moment për të dëgjuar popullin tuaj që po brohoret në rrugë: "Jo korrupsionit!" "Duam të drejtë!" "Rama ik!", shkruan ministri.
Dhe pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i kryeministrit sjhqiptar Edi Rama.
"Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parrullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë!
Bashkëngjitur replika ime edhe në emrin e atyre protestuesve që janë akoma aty për të mbrojtur natyrën, jo për ta bërë Shqipërinë shesh për përsheshet e fuqive lloj-lloj, nga mesjetarët iranianë, që e duan të djegur këtë oaz shembullor të tolerancës ndërfetare e të marrëdhënieve të shkëlqyera qoftë me Izraelin, qoftë me vendet arabe apo Turqinë, tek grupime lloj-lloj e media ndërkombëtare bashkë me lloj-lloj individësh nga lloj-lloj vendesh, që dufin me Trumpin po e nxjerrin këto ditë duke i përmbytur rrjetet sociale me lloj-lloj gjysëm të vërtetash, të cilat fryhen e fryhen duke u bërë gënjeshtrat më të mëdha!
Shqipëria është shumë e vogël për të rënë në këtë kurth të madh, nga ku rrezikojmë të kthehemi me këmbët tona në pikën që të mos afrohet më asnjë investitor i huaj, ndërsa turizmi të mbetet shumë mbrapa krahasimisht me konkurentët tanë, duke na dënuar me qëndrimin në kategorinë e dytë për kushedi sa vjet të tjera…", shprehet Rama.
Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parrullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë!
— Edi Rama (@ediramaal) June 10, 2026
Bashkëngjitur replika ime edhe në emrin e atyre protestuesve që janë akoma aty… https://t.co/v35elkH66Z


