ARMË E MUNICIONE PËR KRIMIN! Goditet grupi që furnizonte “tregun e zi” në Tiranë (EMRAT+PAMJET)

Policia njoftoi se goditi një grup të dyshuar kriminal që furnizonte tregun e zi me armë, duke arrestuar 4 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë. Në operacion u sekuestruan pistoleta, automatikë.

ARMË E MUNICIONE PËR KRIMIN! Goditet grupi që furnizonte

Policia e Tiranës njoftoi se goditi një tjetër përpjekje për të furnizuar me armë zjarri tregun e zi të kriminalitetit në kryeqytet.

4 persona u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim si pjesë e një grupi të dyshuar kriminal që shiste pistoleta, automatikë, lëndë plasëse dhe municione.

Blutë kishin marrë informacion për këtë veprimtari ndaj edhe u organizuan duke u bërë pritë në mes të rrugës, sic tregojnë këto pamje.

Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba, u vunë në pranga në kushtet e flagrancës, Kevin Vila dhe Bledar Avdillari u shpallën në kërkim si pjesë e rrjetit.

Në makinën ku udhëtonin u kapën 4 pistoleta dhe 3 automatikë, municion dhe sende të tjera, që synohej të shiteshin në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë periudhës hetimore dhe aksioneve policore, me objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të këtij grupi, deri më tani janë arrestuar 9 persona.

Në mars të këtij viti, në pranga u vunë  Donati Jaku, Florian Gjeta, Urim Meta, Ligor Mehmeti dhe Klodian Mustafa.

Falë operacionit Rrjeti janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, sasi e madhe municioni, 4 automjete dhe 13 celularë.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor pistoletat shiteshin deri në 1500 euro, kallanishnikovët deri në 2500 euro.

Policia e Tiranës thotë se nën drejtimin e prokurorisë vijon hetimet për të zbuluar më shumë për këtë veprimtari kriminale.

EMISIONET