Njihuni me qytetin me ushqimin më të mirë në botë për vitin 2026!

Renditja e re e Time Out nxjerr në krye një destinacion të Amerikës Latine, ndërsa Londra, Barcelona dhe New Yorku mbeten mes favoritëve të adhuruesve të gastronomisë.
Revista Time Out ka publikuar listën e qyteteve me ushqimin më të mirë në botë për vitin 2026, duke surprizuar me vendin e parë. Në krye të renditjes është Lima, kryeqyteti i Perusë, i njohur për kuzhinën e pasur dhe specialitetet e famshme si ceviche dhe causa Limeña.
Sipas ekspertëve, Lima nuk u vlerësua vetëm për cilësinë e ushqimit, por edhe për çmimet e përballueshme, duke u renditur si qyteti më ekonomik për të ngrënë jashtë mes 20 destinacioneve të përzgjedhura.
Në vendin e dytë renditet Bangkoku i Tajlandës, i njohur për ushqimin e rrugës dhe shijet unike aziatike, ndërsa podiumin e plotëson Mexico City, që kombinon traditën me gastronominë moderne.
Pesëshja e parë mbyllet me Londrën dhe Barcelonën. Kryeqyteti britanik u vlerësua për larmishmërinë e kuzhinave nga e gjithë bota, ndërsa Barcelona vazhdon të tërheqë turistë me tregjet tradicionale dhe gatimet mesdhetare.
Renditja u bazua në një sondazh me 24 mijë banorë në 150 qytete të ndryshme, të cilët vlerësuan cilësinë e ushqimit, restorantet, përballueshmërinë dhe kulturën gastronomike të qyteteve të tyre.
Ja 10 qytetet më të mira për ushqim në vitin 2026:
1.Lima, Peru
2.Bangkok, Tajlandë
3.Mexico City, Meksikë
4.Londër, Mbretëria e Bashkuar
5.Barcelona, Spanjë
6.Ho Chi Minh City, Vietnam
7.Melbourne, Australi
8.Pekin, Kinë
9.Athinë, Greqi
10.Lisbonë, Portugali
Ekspertët theksojnë se këto qytete nuk dallohen vetëm për gatimet e tyre, por edhe për historinë, kulturën dhe traditat kulinare që vazhdojnë të tërheqin miliona vizitorë çdo vit./CNN


