FATI I EGLANT KOÇIT ENDE MISTER! Gjykata lë në burg Enea Zyferin për përkrahjen Armand Shakajt
Gjykata penale e Tiranës la në burg Enea Zyferin, kamarierin e lokalit në pronësi të Armand Shakaj, një person i shpallur në kërkim për pengmarrje e 340vjeçarit Eglant Koçi, i cili prej datës 5 qershor është shpallur i zhdukur.
Zyferi u arrestua nga policia e Tiranës për përkrahje të autorit të krimit.
Ky i fundit në sallën e gjyqit këtë të mërkurë ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.
Nga provat e grumbulluara deri më tani nga grupi hetimor, rrethanore dhe shkencore ka dyshime se 35-vjeçari të jetë vrarë dhe me pas trupi të jetë zhdukur.

