VIDEO/ Sot gjyqi i Laert Haxhiut, reperi Kleviol Ahmeti paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” i Tik-Tokut, është paraqitur mëngjesin e sotëm sërish në Gjykatën e Posaçme, për procesin ndaj Laert Haxhiut.

Ahmeti do të dëshmojë lidhur me përplasjen me këngtarin Rigels Rajku (Noizy) për tritolin që i është vendosur në biznesin e tij në Durrës në qershor 2022.

Sipas dëshmisë të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, Laert Haxhiu vendosi të sulmojë Noizy-n, pasi ky i fundit kishte bërë sherr me Ahmetin.

Ahmeti është paraqitur edhe më parë në GJKKO, ndërsa ka deklaruar publikisht se ka pasur konflikte të hershme me Noizyn.

VIDEO/ Sot gjyqi i Laert Haxhiut, reperi Kleviol Ahmeti paraqitet në GJKKO

EMISIONET