E rëndë në Gjirokastër, humb jetën në pishinë i mituri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2026, 11:12

Një 15-vjeçar ka humbur jetën paraditen e kësaj të mërkure, në një pishinë në Gjirokastër.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri ishte futur për tu larë, kur në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë infarkt, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të sqaruar shkaqet e sakta të ngjarjes.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet dhe po shoqëron disa persona për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.

