Video/ Presion me Haaland, Dortmund fiton dhe merr komandën në Bundesliga

Borussia Dortmund po kalon një moment të mirë e për më tepër ka rikuperuar bomberin e saj, Erlind Haaland. Ky i fundit pas një dëmtimi që e la një muaj jashtë fushave u rikthye dhe menjëherë u bë priotagonist me dygolësh në fitoren 3-1 ndaj Mainz në “Signal Iduna Arena”.
Me një fitore të tillë, verdhezinjtë ngjiten për momentin në vend të pare duke mbajtur nën presion Bayernin që luan nesër në një duel për kreun me Bayer Leverkusen.
Ndërkohë në sfidat e tjera, Wolfsburg u mund në transfertë 2-0 nga Union Berlin ndërsa Leipzig barazoi 1-1 në fushën e Freiburg. Eintracht Frankfurt u mund 1-2 në shtëpi nga Hertha Berlin sidhe Greuther u mund 0-1 nga Bochum./Ora News/.
