VIDEO/ Ndërpritet ndeshja e Kupës së Italisë, lojtarët vrapojnë drejt dhomave të zhveshjeve

Ndeshja e Kupës së Italisë mes Veronës dhe Venecias, është ndërprerë në startin e pjesës së dytë për shkak të një situate të pazakontë në stadiumin “Bentegodi”.
Skuadrat sapo kishin nisur pjesën e dytë të takimit, kur mbi impiant nisi në mënyrë të papritur një stuhi e fortë breshëri.
Lojtarët kishin vështirësi të dukshme në këtë stuhi të papritur dhe kjo bëri që gjyqtari të sinjalizonte menjëherë për ndërprerjen e takimit.
Ai dhe futbollistët vrapuan drejt dhomave të zhveshjes duke braktisur fushën për disa minuta, derisa kushtet atmosferike u përmirësuan dhe ndeshja rifilloi përsëri.
VIDEO:
https://streamin.link/v/d8ce7e5d

