VIDEO/ Milani zhgënjen sërish, kuqezinjtë ndalen në shtëpi nga Fiorentina

VIDEO/ Milani zhgënjen sërish, kuqezinjtë ndalen në

Pas humbjes kundër Napolit një javë më parë, Milani është ndalur sërish, por kësaj here në “San Siro”. Kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2 kundër Fiorentinës në javën e 31 të Serisë A.

Në minutën e 7, Malik Çau dërgoi topin në rrjetën e tij, pas një aksioni të shpejtë të miqve.

Tre minuta më vonë, Fiorentina shënoi golin e dytë me të zakonshmin e këtij sezoni, Moize Kin, pas asistit të Dodo. Në minutën e 23 erdhi reagimi i kuqezinjve, ku Temi Abraham ngushtoi shifrat për Milanin.

Anglezi bëri vetë gjithçka bukur dhe pas një kombinimi me Pulisiç, dërgoi topin në rrjetë.

Milani barazoi shifrat në minutën e 64 me Luka Joviç, goli i tij i parë për këtë sezon në Serinë A. Pas një topi të Fofana dhe hutimit të mbrojtësve miq, sulmuesi serb përfitoi dhe barazoi shifrat.

Me këtë barazim, Milani renditet në vendin e 9 me 48 pikë, ndërsa Fiorentina mban vendin e 6 me 52 pikë po aq sa Lazio dhe Roma, por dy ekipet e kryeqytetit kanë nga një ndeshje më pak.

VIDEO - SHIKO GOLAT

EMISIONET