VIDEO/ Manaj nuk ka të ndalur, shënon dhe i jep fitoren Sivassporit në minutat e fundit
Rei Manaj është kthyer të golat dhe sigurisht, kjo ka ndihmuar SIvaspor që të arrijë një tjetër fitore në kampionatin turk.
Sulmuesi i Kombëtares ka realizuar sot golin me të cilin skuadra e tij mposhti me shifrat 1-0 Karagumruk.
Sivaspor vinte pas një serie prej dy disfatash radhazi në kampionat, që e kishin bërë të humbte pak ritmin e skuadrave që luftonin për Europën.
Por sot, falë Manajt, i cili tundi rrjetën në minutën e 89, siguroi tre pikë të rëndësishme për t’iu kthyer fitoreve.
Manaj gjeti në befasi portierin kundërshtar për të realizuar golin e 16-të në këtë sezon në kampionatin turk, ku tashmë është golashënuesi i tretë më i mirë, pas krahëve të Icardit dhe Dzekos që kanë nga 18 gola.
GOLI:
https://streamin.one/v/61c684a7