VIDEO/ “Ligji i Halaand”, Manchester City i falet golit të bomberit nordik
Crystal Palace nuk mund t’i bëjë surprizën Manchester City-t që vazhdon t’i japë sinjale kërcënuese Arsenalit, pas së shtunës sërish në -2 pikë nga “Topçinjtë”.
Në “Selthurts Park” skuadra e Pep Guerdiola-s shënoi vetëm 12 minuta nga fundi me njeriun e përhershëm, Erlin Halaand, i cili mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit.
Fitore shumë e rëndësishme për kamoionët e Anglisë që nuk lejojnë shkëputjen e mundshme të Arsenalit pasi kryesuesit e kampionatit do të ndeshen në derbin e orës 15:00 të së dielës në transfertën e Fulham. Pas kësaj sfide, City ngjitet në kuotën 61 ndërsa Arsenali kryeson me 63.