Video/ Kartona të kuq dhe gola, fitojnë Roma e Mourinhos dhe Napoli i Spallettit

Video/ Kartona të kuq dhe gola, fitojnë Roma e Mourinhos dhe Napoli i

Ka nisur në mënyrën më të mirë Seria A për Romën dhe Napolin. Që të dyja këto skuadra kanë trajner të ri, Jose Mourinho e Luciano Spalletti dhe debutimi për ta ka shkuar mjaft mirë edhe pse me vështirësi duhet thënë.

Në “Olimpico”, Roma kishte përballë Fiorentinën ku dalja me të kuq e portierit Dragowski ja bëri më të lehtë vendasve që kaluan në avantazh me Mkhitaryan.

Zaniolo e pësoi me të kuq duke lënë në vështirësi Romën teksa vjollcët barazuan me Milenkoviç por ekipi i Mourinhos arriti të shënonte 2 herë të tjera me mesfushorin Veretout për ta mbyllur sfidën 3-1.

Ndërkohë edhe Napoli nuk e pati të lehtë në “Maradona Stadium” ndaj Venezias ku dalja me të kuq e Osimhen në 23’, ia vështirësoi ndeshjen djemve të Spallettit. Insigne humbi një penallti në 57’ dhe dukej sikur fitorja ishte e ndaluar por me një tjetër penallti po Insigne nuk gaboi. Në 72’ ishte Elmas që vulosi ndeshjen dhe rezultatin në 2-0.

 

EMISIONET