VIDEO/ Juve “fundos” City-n, Guardiola sheh “makthe” eliminimi! Rrahmani shënon golin e parë në Champions
Juventusi u rikthye te fitorja në Champions, duke mposhtur gjigantët e Man.City-t me rezultatin 2-0 falë golave të Vlahoviç dhe MeKenit.
Një sukses mëse i merituar i bardhezinjve, që u shfaqën më kërkues në këtë përballje duke arkivuar 3 pikë të arta që i ngjisin në vendin e 14-të me 11 pikë, ndërkohë në krahun tjetër, Manchester City rrezikon eliminimin dramatik në këtë edicion të ri të Champions-it, teksa mban vendin e 22 me vetëm 8 pikë të grumbulluar.
Duelin e radhës “qytetarët” do ta luajnë në transfertë ndaj City-t, ndërkohë që në sfidën e tetë presin belgët e Klub Bryzh. Ndërkohë Juventusi në duelin e radhës do të jetë mysafir ndaj Klub Bryzhit.
Feyenoord-Sparta e Pragës
Albion Rrahmani ka shënuar sot golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi shqiptar i Spartës së Pragës ka tundur rrjetën në përballjen e sotme kundër Feyenoord.
Ky i fundit shfrytëzoi një top të mbetur në zonë pas një goditjeje nga këndi, për ta shtyrë në rrjetën e kundërshtarit.
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me epërsinë 3-1 të holandezëve, ndërsa aktualisht teksa ndeshja po i drejtohet fundit vendasit kryesojnë 4-2.
Goli i dytë i çekëve erdhi si pasojë e një autogoli të Thomas Beelen.