Van Dijk e konfirmon: Nuk do të luaj në Kampionatin Europian

Van Dijk e konfirmon: Nuk do të luaj në Kampionatin Europian

Mbrojtësi Virgil Van Dijk sqaron njëherë e mirë situatën e rehabilitimit pas operacionit në gju vitin e kaluar duke i dhënë prioritet sezonit të ardhshëm me Liverpool teksa konfirmon mungesën e tij në Kampionatin Europian me Holandën.

“Në këtë fazë të fundit për veten time, kam ardhur në një vendim që duhej të merrja.Me gjithçka që po ndodh, e ndiej fizikisht se është vendimi i duhur që kam vendosur të mos shkoj në Euro 2020 dhe të vijoj fazën time të fundit të rehabilitimit gjatë verës. Pra, fokusi i plotë do të jetë në fazën përgatitore me Liverpool dhe ky është një objektiv realist, kështu që mezi po e pres”.

Çështja e aktivizimit të mundshëm të Van Dijk kishte nxitur një përplasje mes Liverpool dhe federates së Holandës pasi te klubi anglez i frikësoheshin një dëmtimi tjetër gjatë Europianit ende pa u rikuperuar plotësisht por mbrojtësi holandez shpreh keqardhjen për mungesën dhe insiston se ishte vendimi më i drejtë që mund të merrte.

“Padyshim që unë jam shumë i zhgënjyer për të humbur Kampionatin Evropian dhe për të mos udhëhequr vendin tim atje, por gjërat shkuan ashtu siç shkuan dhe më duhet ta pranoj, ne të gjithë duhet ta pranojmë. Unë mendoj se vendimi për të mos marrë pjesë është vendimi i duhur, është e vështirë e kuptoj, por unë jam në paqe me këtë pjesë”.

Me një vendim të tillë sigurosht që nuk do të jenë të gjithë të kënaqur pasi te Holanda, De Boer ishte i pari që kërkonte Van Dijk në fushë në Euro 2020 por tashmë gjithçka u vendos dhe Klopp do të jetë më optimist për sezonin e ardhshëm.

 

EMISIONET