As Stambolli e as Londra, finalja e Championsit spostohet në Porto

As Stambolli e as Londra, finalja e Championsit spostohet në Porto

Për të dytin vit radhazi, Stambolli privohet nga finalja e Champions League. Pasi Turqia u fut në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë nga përpjapja e infektimeve me covid-19, UEFA vendosi të spostojë finalen e 29 Majit dhe u mendua fillimisht Wembley.

Në bisedimet me autoritetet angleze, qeveria e futbollit europian nuk mori dot dritën jeshile që 2000 bileta VIP të shmangin karantinën kur të futen në Angli dhe kjo ishte arsye kryesore që detyroi Ceferin të ndërmerrte një tjetër hap.

Ashtu si vitin e kaluar kur Final Four i Championsit u zhvillua në Lisbon, tani UEFA ka biseduar me qeverinë portugeze dhe ka marrë ok që ndeshja Man. City-Chelsea të luhet në “Estadio Do Dragao” në Porto i cili ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh.

Portugalia është në listën e vendeve jeshile me rrezikshmëri shumë të ulët nga koronavirusi  dhe nuk do të jetë aspak problem që të lejojë mbushjen e stadiumit për një finale të madhe siç është ajo mes Chelsea dhe Man. City.

 

EMISIONET