Trump telefonon Infantinon, hiqet pezullimi i Balogun dhe "shpërthejnë" reagimet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndërhyrë për çështjen e sulmuesit të kombëtares amerikane, Folarin Balogun. Sipas raportimeve, pas një telefonate me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, u bë e mundur heqja e pezullimit të futbollistit.
Vendimi i hapi rrugën aktivizimit të Balogun në ndeshjen ndaj Belgjikës, të cilën Shtetet e Bashkuara e humbën.
Rasti ka ngjallur diskutime, pasi u konsiderua si një veprim i pazakontë dhe jashtë praktikës së deritanishme.
Pas zhvillimeve nuk munguan reagimet dhe komentet ironike. Njëri prej komentatorëve u shpreh se, "nëse nuk ka ndonjë ndryshim rregullash në minutën e fundit, SHBA-ja tashmë i ka dhënë lamtumirën Kupës së Botës".
Një tjetër koment ironizoi situatën duke thënë se, "sot nuk do të jetë Amerika që fiton. Vetëm një mrekulli mund ta shpëtonte, dikush me një shkop magjik... ose ndoshta dikush nga Shtëpia e Bardhë.
Ky duket opsioni më i mundshëm."
Ngjarja ka rikthyer debatet mbi ndërhyrjet në vendimmarrjet sportive dhe respektimin e rregulloreve në kompeticionet ndërkombëtare.


