TREVJEÇARI INDIAN GJENI NË SHAH/ Lojtari më i ri në historinë e shahut që merr vlerësim zyrtar nga FIDE

Një fëmijë vetëm tre vjeç nga India, është bërë lojtari më i ri në historinë e shahut që merr vlerësim zyrtar nga Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE), duke thyer rekordin botëror. 3-vjeçari që aktualisht ndjek kopshtin, ka një vlerësim rapid prej 1.572 pikësh, një rezultat mbresëlënës për moshën e tij.

TREVJEÇARI INDIAN GJENI NË SHAH/ Lojtari më i ri në

India vazhdon të prodhojë talente të jashtëzakonshme në shah dhe emri më i ri që po bën bujë ndërkombëtare është ai i Sarwagya Singh Kushwaha, vetëm tre vjeç e shtatë muaj.

Federata Ndërkombëtare e Shahut ka konfirmuar se ai ka fituar vlerësimin e tij të parë zyrtar, duke u bërë lojtari më i ri në botë që arrin këtë nivel. Rekordi i mëparshëm mbahej nga indiani Anish Sarkar, i cili arriti të vlerësohej në moshën tre vjeç e tetë muaj.

3-vjeçari që aktualisht ndjek kopshtin në Indi, ka një vlerësim rapid prej 1,572 pikësh, një rezultat mbresëlënës për moshën e tij.

Për të marrë një vlerësim nga FIDE, një lojtar duhet të mundë të paktën një kundërshtar të vlerësuar zyrtarisht nga Federata Ndërkombëtare e Shahut. Talenti i vogël ka mundur tre lojtarë të tillë në turne të ndryshëm brenda dhe jashtë shtetit të tij.

Familja e tij, e cila e ka mbështetur që në hapat e parë, e konsideron këtë arritje “krenari dhe nder të madh”. Babai i tij, Siddharth Singh, deklaroi për ETV Bharat se dëshira e tyre është ta shohin Sarwagyan të bëhet një ditë Grandmaster, titulli më i lartë në botën e shahut.

India është shndërruar prej vitesh në një ndër fuqitë kryesore të shahut, me talente si kampioni i botës Gukesh Dommaraju dhe legjenda Viswanathan Anand. Arritja e Sarwagya Singh Kushwaha pritet të frymëzojë brezin e ri të shahistëve në vendin që tashmë prodhon yje të njëpasnjëshëm.

EMISIONET