Tetova, pas humbjes ndaj Elbasanit: Kartoni i kuq i Haimes na prishi planet

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 1-0 ndaj Elbasanit, duke vënë theksin tek ndikimi i kartonit të kuq të Haimes në rrjedhën e lojës.
“Mendoj se kartoni i kuq ndikoi shumë, sepse kishim përgatitur lojën për pjesën e dytë dhe na prishi ekuilibrin. Tentuam të reagonim, por nuk arritëm të ishim efektivë,” u shpreh Tetova.
Ai shtoi se skuadra kishte menduar të luante me një linjë më poshtë për të krijuar më shumë hapësira dhe për të bërë vertikalizime, por situata me një lojtar më pak e komplikuoi këtë skemë.
Tetova pranoi se faulli që solli kartonin e kuq mund të rishikohet: “Mendoj se u bë ai faull, por do ta rishikoj. Normalisht, kur shikon ndeshjet, me të kuq është shumë e vështirë të ruash balancën në fushë. Por këto janë situata që ndodhin në futboll.”
Trajneri i Egnatias e konsideron këtë humbje si një situatë të vështirë për skuadrën, duke nënvizuar se aksionet e përgatitura u penguan nga ngjarjet e papritura dhe numri i reduktuar i lojtarëve në fushë.


