TENIS - ATP Finals/ Carlos Alcaraz nis me fitore në Torino

TENIS - ATP Finals/ Carlos Alcaraz nis me fitore në Torino

Carlos Alcaraz e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në ATP Finals që po zhvillohen në Torino, duke mposhtur australianin Alex de Minaur me rezultatin 2-0 (7-6, 6-2) në ndeshjen e parë të Grupit A “Jimmy Connors”.

Seti i parë ishte mjaft i luftuar dhe zgjati më shumë se një orë. Alcaraz u shkëput fillimisht 4-1 pas një “break”-u, por de Minaur reagoi dhe barazoi në 4-4. Të dy shkuan në “tie-break”, ku spanjolli tregoi forcë karakteri dhe fitoi 7-5, duke e mbyllur setin 7-6.

Në setin e dytë, Alcaraz mori kontrollin e lojës. Edhe pse de Minaur arriti të bëjë një “counter-break” në fillim, numri 2 i renditjes botërore reagoi me dy “break”-e radhazi dhe shkoi në avantazh 5-1. Në fund, ai mbylli ndeshjen me rezultatin 6-2, duke siguruar fitoren e parë në grup.

Kështu, Alcaraz merr tri pikët e para në Grupin A, ndërsa për de Minaur kjo ishte një humbje që e vendos në pozitë të vështirë për vazhdimësinë. Ndeshja tjetër e grupit do të zhvillohet nesër, mes Taylor Fritz dhe Lorenzo Musetti-t.

EMISIONET