Të dy vëllezërit Bellingham në Kupën e Botës për Klube, Jobe: I lumtur që vesh fanellën e Dortmundit

Të dy vëllezërit Bellingham në Kupën e Botës

Borussia e Dortmundit ka zyrtarizuar blerjen e Jobe Bellingham dhe fjalët e drejtorit sportiv, Sebastian Kehl, nuk lënë vend për dyshim rreth entuziazmit për blerjen e re:

"E njohim Jobe prej shumë vitesh dhe natyrisht e kemi ndjekur nga afër zhvillimin e tij.

Vitin e kaluar bëri një hap gjigant përpara dhe, në moshën 19-vjeçare, është pjekur duke u bërë një personalitet i vërtetë.

Prania dhe karizma e tij në mesfushë janë të jashtëzakonshme dhe do të na përmirësojnë në disa skema loje.

Jemi të lumtur që arritëm të përfundonim transferimin para Kupës së Botës për Klube dhe ta shohim Jobe-in për herë të parë me ngjyrat tona në Shtetet e Bashkuara.

Është në formë të plotë dhe mezi pret të përballet me këtë sfidë të re. Jobe dëshiron dhe do ta bëjë rrugën e tij te BVB, duke lënë gjurmë në lojën tonë."

Edhe vetë Jobe Bellingham ka shprehur gjithë lumturinë e tij për transferimin:

"Jam shumë i lumtur që tani jam lojtar i Borussia Dortmund-it dhe që do të luftoj për trofe së bashku me këtë klub të madh.

Dua të jap kontributin tim për të festuar suksese me këta tifozë të jashtëzakonshëm dhe do të punoj çdo ditë me veten dhe me skuadrën për të arritur këtë objektiv.

Jam shumë i lumtur që mund të vesh menjëherë fanellën verdhezi në FIFA Club World Cup."

EMISIONET