Superiores i rikthehet Dinamo, zyrtarisht në elitë pas 9 vitesh

Superiores i rikthehet Dinamo, zyrtarisht në elitë pas 9 vitesh

Vetëm një javë nga përfundimi i Kategorisë së Parë, Dinamo siguron matematikisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar pas 9 sezonesh. Në ndeshjen e parafundit ku blutë luajtën në transfertën me Vorën, erdhi fitorja e nevojshme për sigurimin e ngjitjes teksa ndeshja u mbyll 2-0 në favor të skuadrës së drejtuar nga Olsi Uku me golat e shënuar nga Mustafa Djidjiwa në 12’ dhe në 88’.

Paralelisht u luajt edhe sfida tjetër ku Burreli mposhti 1-0 Korabin në Peshkopi duke siguruar vendin e dytë dhe ndeshjen me Tomorin në playoff.

Kujtojmë që Dinamo i mungon elitës së futbollit prej pothuajse 10 vitesh kur në sezonin 2011-2012 ra një kategori më poshtë dhe që prej asaj kohe ka kaluar shumë probleme si nga ana financiare ashtu edhe drejtuese.

 

EMISIONET