Man. United fiton dhe mban pezull titullin e Man. City

Man. United fiton dhe mban pezull titullin e Man. City

Ndoshta me Chelsean, është Man. United ekipi më në formë në Premier League dhe po e tregon fitore pas fitoreje si në Europa League ashtu edhe në kampionat. “Djajtë e kuq” arritën një sukses të vështirë me përmbysje në fushën e Aston Villas ku triumfuan me rezultatin 3-1.

Pas një pjese të parë nën ritmin e duhur ku Aston Villa gjeti edhe avantazhin në 24’ me Bernard Traore, djemtë e Solskjaer rikuperuan gjithçka në pjesën e dytë me 3 gola. Filimisht ishte Bruno Fernandes që barazoi shifrat në 52’ me penallti ndërsa 4 minuta më pas ishte Greenwood që kaloi skuadrën në avantazh.

Për të vulosur rezultatin mendoi Edinson Cavani, bomber i momentit të skuadrës që shënoi në minutën e 87’ për ta mbyllur ndeshjen 3-1 dhe tani Man. City është 10 pikë larg.

Titulli nuk diskutohet që do të jetë për Guardiolën por matematikisht fitoret e Man. United po shtyjnë më tepër festën e rivalëve ndërsa djajtë e kuq kanë edhe një ndeshje më pak ndaj Liverpool ku një fitore tjetër ndaj tyre do ta shtynte edhe më shumë çështjen e titullit.

 

EMISIONET