Skuadra e Spanjës refuzon të luajë deri sa të shkarkohet presidenti i federatës që shkaktoi skandalin e puthjes pas fitores

Skuadra e Spanjës refuzon të luajë deri sa të shkarkohet

Skuadra e futbollit të femrave të Spanjës thotë se nuk do të luajë derisa Luis Rubiales, presidenti i federatës spanjolle të futbollit që puthi në buzë një lojtare pa pëlqimin e saj gjatë fitores së vendit në Kupën e Botës , të hiqet nga posti i tij.

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë të Spanjës tha në një deklaratë të përkthyer të Premten se skuadra “dëshiron të shprehë dënimin e tyre të fortë dhe të fuqishëm” për puthjen e pakërkuar të Rubiales me Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së medaljes.

“Na mbush me trishtim që një ngjarje e tillë e papranueshme po arrin të njollosë suksesin më të madh sportiv të futbollit spanjoll të femrave”, shkroi shoqata në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter.

“Pas gjithçkaje që ndodhi gjatë dorëzimit të medaljeve të Kupës së Botës për femra, duam të themi se të gjithë lojtarët që nënshkruajnë këtë letër nuk do të kthehen në një thirrje të Kombëtares nëse drejtuesit aktualë vazhdojnë”, thuhet në deklaratë.

Rubiales po i shpërndante medaljet e arta skuadrës pas fitores 1-0 të dielën ndaj Anglisë kur puthi Hermoso. FIFA hapi një hetim, duke thënë se veprimet e Rubiales “mund të përbëjnë shkelje” të kodit të saj disiplinor.

Hermoso u dëgjua duke u thënë shokëve të skuadrës më pas në dhomën e zhveshjes se “nuk i pëlqeu” në një video të postuar në Instagram dhe YouTube nga gazeta El Mundo dhe media të tjera.

Rubiales është kritikuar shumë nga ministrat e qeverisë dhe mediat. Pavarësisht zhurmës, ai ka refuzuar të japë dorëheqjen, duke i thënë një asambleje të përgjithshme urgjente të federatës “Unë nuk do të jap dorëheqjen” katër herë radhazi dhe pretendoi se ishte viktimë e një gjueti shtrigash nga “feministët e rremë”.

Qeveria e Spanjës ka nisur procedurat për pezullimin e Rubiales.

Hermoso tha në një deklaratë përmes shoqatës së futbollistëve të vendit se ajo nuk pranoi për puthjen. Menjëherë pas incidentit, ajo u citua të thoshte se puthja ishte një “gjest i ndërsjellë” dhe ishte një moment “spontan” pas fitores së ekipit, sipas një deklarate të federatës spanjolle të futbollit dërguar agjencisë spanjolle të lajmeve EFE.

Por në deklaratën e së premtes nga shoqata e futbollit të Spanjës, ajo mohoi fuqishëm se puthja ishte e ndërsjellë dhe tani sugjeron se ajo deklaratë ishte e sajuar.

“Dua të sqaroj se siç shihet në pamjet, në asnjë moment nuk kam dhënë pëlqimin për puthjen që më ka bërë”, tha ajo në deklaratën e së premtes. “Nuk duroj që fjala ime të vihet në dyshim dhe aq më pak të shpiken fjalë që nuk i kam thënë”.

EMISIONET