Si në Shqipëri. Trajneri i Newcastle sulmohet nga një tifoz në Leeds

Si në Shqipëri. Trajneri i Newcastle sulmohet nga një tifoz

Newcastle mori një shuplakë sot teksa barazoi 2-2 në Leeds por ajo që ndodhi në fund të ndeshjes së “Elland Road” është cilësuar një skandal.

 

Në fund të takimit, trajneri i miqve, Eddie Howe u sulmua verbalisht dhe fizikisht nga një tifoz i bardhekaltërve. Në minutën e 94, ai shkoi deri në pankinën e Newcastle dhe duke ulëritur kërcënoi trajnerin anglez duke i vendosur edhe duart në trup duke e shtyrë lehtë.

Ky veptim ngjalli zemërimin e gjithë stafit mik ndërsa një steëard e largoi tifozin nga fusha e lojës. Ngjarje të tilla janë shumë të rralla në Premier League, ndërsa me shumë mundësi, tifozi në fjalë do të përjashtohet përjetësisht nhga stadiumet në Britaninë e Madhe.

 

EMISIONET