Milani në krizë, Spezia nuk e fal, kuqezinjtë rrezikojnë Champions League

Milani në krizë, Spezia nuk e fal, kuqezinjtë rrezikojnë

Një humbje tjetër 2-0 brenda tre ditëve që rrezikon të hedhë në erë sezonin e Milanit.

Spezia i shkakton një humbje të rëndë skuadrës së Stefano Piolit qe nuk arriti të reagonte në pjesën e dytë kur pësoi edhe dy golat që i japin shumë optimizëm skuadrës ligure në luftë për mbijetesë.

Me këtë disfatë Milani mbetet në vendin e pestë të klasifikimit ndërsa Lazio mbetet 4 pikë larg kur janë edhe tre javë për t'u konsumuar ndërsa shpresat kuqezi për një sezon tjetër në Champions zbehen ndjeshëm. 

EMISIONET