Sheikët duan “djallin”, arabët tentojnë shumicën e aksioneve, tundohet Garry Cardinale

Sheikët duan “djallin”, arabët tentojnë shumicën

Arabia Saudite kërkon një pjesë të historisë edhe në Serie A. Zëra të fuqishëm, me burime të konfirmuara, flasin për një interesim të sheikëve për klubin e Milan.

La Repubblica shkruan se fondi Pif, ai që menaxhon edhe Newcastle në Premier League, kërkon të blejë aksionet e “djallit”.

Përfaqësues të qeverisë saudite kanë qenë pak ditë më parë në Milano, ku kanë bërë të qartë interesimin e tyre.

Pif, kërkon jo thjesht të jetë pjesë e këtij klubi historik, të 19 herë kampionëve të Italisë, por kërkojnë shumicën e aksioneve, shumicë të cilën për momentin e ka Garry Cardinale, pronari i fondit RedBird.

Sheikët duan “djallin”, arabët tentojnë shumicën

EMISIONET