“Rusët si serbët por futbolli duhet të mos ndalojë”. Legjenda e Shakhtar kërkon paqen

“Rusët si serbët por futbolli duhet të mos

Dario Srna konsiderohet si “Ikona e Shakhtar Donetsk” dhe shumë pak lojtarë në Ukrainë e kanë një nofkë të tillë tek skuadrat e tyre, aq më pak një i huaj.

27 trofe në 15 vite karrierë si lojtar në fushë, mbrojtësi kroat ka refuzuar edhe oferta nga Reali apo Chelsea e Bayerni për t’iu përkushtuar Shakhtarit, skuadër me të cilën është shpërngulur nga qyteti i Donetsk që prej vitit 2014 ndërsa tashmë ai është emëruar drejtor sportiv dhe e ka lidhur jetën me këtë klub. Ka përjetuar i vogël agresionin serb dhe sot po jeton në të njëjtat pozita.

“Në Kroaci, 5 apo 6 muaj pasi nisi lufta me Serbinë, ne organizuam kampionatin dhe e filluam atë. Futbolli duhet t’i bashkojë njerëzit dhe Ukraina është një popull që e dashuron sportin. Ne do t’i tregojmë botës se jemi ende në jetë dhe do të luftojmë në fushë për Ukrainën, ashtu si ushtarët në vijën e parë të frontit të luftës”.

Për herë të 12 në 13 vitet e fundit, Shakhtar Donetsk do të luajë në fazën e grupeve të UEFA Champions League.

“Jam shumë krenar që Shakhtar do të përfaqësojë Ukrainën në fazën e grupeve. Shakhtar është klubi që e ka pësuar më shumë nga lufta. Në vitin 2014 Rusia na rrëmbeu shtëpinë dhe tani duan të na nxjerrin jashtë Ukrainës”.

Më pas Srna flet për luftën në Ukrainë dhe agresionin rus.

"Nuk dua ta ngatërron sportin me politikën por vendimi për të përjashtuar klubet ruse është i duhuri. Në këtë rast Rusia është vendi agresor dhe terrorist. Ata po vrasin fëmijët tanë, miqtë tanë dhe shtetasit ukrainas. Kam jetuar në Donetsk që prej vitit 2003 dhe kam miq nga shumë vende. Askush prej tyre nuk ka pasur probleme në atë qytet. Kombësia dhe raca nuk kanë asnjë rëndësi. Njerëzit në Donetsk janë shumë miqësorë dhe familjarë”.

EMISIONET