Rekordi i radhës/ Verstappen kalon Hamilton, shënjestron Sennan dhe Prost

Rekordi i radhës/ Verstappen kalon Hamilton, shënjestron Sennan dhe

Max Verstappen arriti “Pole Position-in” e pestë në pesë garat e para të këtij sezoni. Holandezi do të niset i pari të dielën në Çmimin e Madh të Kinës, teksa synon që të shkëputet edhe më tej në renditje për t’ia bërë më të lehtë vetes titullin e katërt radhazi kampion.

Por, “Pole Position” i pestë radhazi vjen edhe me rekord për 26-vjeçarin.

Kështu, Verstappen lë pas në renditjen e pilotëve që kanë arritur më shumë “Pole Position” radhazi në startin e një sezoni emra si Senna, Villeneuve, Vettel dhe Hamilton, që janë ndalur në katër “Pole Position” radhazi.

Tashmë, në garat e ardhshme, Verstappen do të synojë ta shtojë rekordin teksa përpara tij janë Senna me Hakinen me pesë “Pole Position” radhazi nga fillimi i një sezoni, ndërsa me gjashtë është sërish Senna dhe Nigel Mansell teksa rekordin absolut e mban Alain Prost.

Francezi, me Williamsin e tij në vitin 1993 ia doli që të regjistronte kohën më të mirë për plot shtatë garat e para të sezonit.

Duke parë dominimin e këtij sezoni, edhe Max Verstappen i ka të gjitha mundësitë për ta thelluar rekordin e tij me holandezin që tashmë duket se garon për të vendosur edhe më shumë emrin në histori pasi rivalët duken larg.

EMISIONET