Reali fiton pastër ndaj Valencias dhe ndjek Barcelonën kryesuese

Reali fiton pastër ndaj Valencias dhe ndjek Barcelonën kryesuese

Real Madrid ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Valencian me rezultatin 2-0 në “Mestalla”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të La Ligës.

Falë këtij suksesi, madrilenët ngjiten në kuotën e 57 pikëve, duke ruajtur vendin e dytë dhe duke qenë vetëm një pikë larg Barcelonës kryesuese.

Në pjesën e parë, Real Madridi kishte një epërsi të lehtë dhe krijoi disa raste të pastra shënimi.

Portieri i Valencias u bë protagonist, duke ndalur dy tentativa të rrezikshme nga Kylian Mbappé dhe Jimenez. Edhe vendasit patën disa aksione, por pa rrezikuar seriozisht Courtois.

Në pjesën e dytë, Real Madrid e shtoi presionin dhe kontrolloi ritmin e lojës. Superioriteti u konkretizua në minutën e 65-të, kur Alvaro Carreras realizoi një gol të bukur pas asistit të Hausen.

Valencia ishte pranë barazimit në minutën e 70-të, por goditja me kokë u ndal nga shtylla. Në fund, Mbappé vulosi fitoren në minutën e 90-të, pas një krosimi të Brahim Diaz.

EMISIONET