Juventusi ndalet ndaj Lazio, Kalulu i shpëton nga humbja në “fyrmën e fundit”

Juventusi ndalet ndaj Lazio, Kalulu i shpëton nga humbja në

Sfida mes Juventusit dhe Lazios, e vlefshme për javën e 24-t të Serie A dhe e zhvilluar në “Allianz Stadium”, u mbyll me një barazim spektakolar 2-2, pas një ndeshjeje të luftuar deri në sekondat e fundit.

Lazio kaloi e para në avantazh në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Pedro Rodriguez realizoi në minutën 45+2, duke i dhënë bardhekaltërve epërsinë në pushim.

Fillimi i pjesës së dytë ishte ideal për skuadrën e Sarrit, pasi Gustav Isaksen dyfishoi shifrat në minutën e 47-të, duke tronditur vendasit.

Juventusi reagoi dhe arriti të rihapte ndeshjen në minutën e 59-të me golin e Weston McKennie, i cili përfitoi nga një aksion i shpejtë ofensiv.

Bardhezinjtë shtuan presionin në minutat e fundit dhe shpërblimi erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes, kur Pierre Kalulu shënoi golin e barazimit në minutën 90+6, duke shmangur humbjen për vendasit.

Pas këtij barazimi, Juventusi shkon në kuotën e 46 pikëve dhe mban vendin e katërt në renditjen e Serie A.

Ndërkohë, Lazio ngjitet në 33 pikë dhe renditet në vendin e tetë, duke marrë një pikë të vlefshme në transfertë.

EMISIONET