Real Madridi "mbush" arkat me 92 milionë euro, klauzolat e transferimeve japin frytet e tyre!

Real Madridi ka siguruar një përfitim të madh financiar këtë verë, duke arkëtuar plot 92 milionë euro falë klauzolave të zgjuara të përfshira në transferimet e disa lojtarëve që nuk ishin pjesë e ekipit të parë.
Klubi madrilen përfitoi 60 milionë euro nga shitja përfundimtare e Nico Paz te Como, pasi kishte ruajtur të drejta të rëndësishme mbi mesfushorin argjentinas.
Një tjetër shumë e konsiderueshme erdhi nga transferimi i Victor Munoz nga Osasuna te Liverpooli, me Real Madridin që arkëtoi 20 milionë euro falë klauzolës që i garantonte 50 për qind të shumës nga shitja e ardhshme të lojtarit.
Ndërkohë, madrilenët përfituan edhe 12.5 milionë euro të tjera nga kalimi i Alvaro Rodriguez nga Elche te Bournemouth, përmes një marrëveshjeje të ngjashme që i siguronte klubit 50 për qind të të drejtave mbi sulmuesin.
Në total, Real Madridi ka shtuar 92 milionë euro në arkat e klubit pa shitur asnjë lojtar të skuadrës aktuale, duke i dhënë një shtysë të madhe buxhetit të verës së trajnerit të ri, Jose Mourinho.

