“RAUNDI 2” PËR 19-VJEÇARIN IRLANDEZ! Alex Dunne do të garojë në provat zyrtare të Monzës

Pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në pistën e Austrisë, 19 vjecari nga Irlanda do të marrë pjesë në provat zyrtare të F1 në Monza të Italisë. Ai do të garoje për McLaren më 9 shtator, ku pritet të tregojë potencialin e tij.

“RAUNDI 2” PËR 19-VJEÇARIN IRLANDEZ! Alex Dunne do

19 vjecari irlandez Alex Dunne do të garojë për herë të dytë për McLaren, në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Italisë, në pistën legjendare të Monzës.

19-vjeçari bëri bujë në debutimin e tij në F1 në muajin qershor, ku në pistën Red Bull Ring në Austri, përfundoi në vendin e katërt, vetëm 0.069 sekonda pas Oscar Piastrit, një nga pretendentët për titull në Formula 1. Duke u bërë  piloti i parë nga Irlanda që garon në një fundjavë të F1 pas 22 vitesh.

Talenti i ri do të tregojë aftësitë e tij me McLAren të premten, ne seancën e parë stërvitore të F1, që pritet të zgjasë rreth 60 minuta. 

Duke folur për gazetarët, Dunne u shpreh se ndihet shumë i emocionuar për këtë mundësi te jashtëzakonshme.

"Gara ime e parë në Austri ishte një ditë tepër e  veçantë për mua, ishte dita më e mirë e jetës time. Tani kam një mundësi të dytë, në pistën e Monzës, një mundësi historike. Shpresoj të përmirësohem, ose të paktën të ruaj nivelin e paraqitje në Austri dhe ti ndihmoj Landos dhe Oscarit sa më shumë të jetë e mundur përpara Çmimit të Madh, - tha ai.

Por ambicia e tij nuk mbaron ketu. 19 vjecari nga republika iralndeze po garon njëkohësisht edhe në kampionatin e Formula 2, ku ndodhet aktualisht në vendin e pestë në renditje, me dy fitore në Bahrein dhe Imola, dhe 30 pikë larg liderit Leonardo Fornaroli.

Pas Dunne, një tjetër I ri si Pato O’Ward do të garojë në pistën e Meksikës, gjatë provave zyrtare, ndërsa Abu Dabit më shumë mundësi shihet si destinacioni përmbyllësja i këtij sezoni.

Që prej vitit 2022 cdo skuadër e F1 është e detyruar te zhvilloje 2 seanca stërvitor gjatë sezonit, ku duhet t’iu japë mundësinë pilotëve të rinj. Rregulli është që 1 garues nuk mund të marrë pjesë në më shumë se 2  gara gjatë provave zyrtare të F1 në karrierën e tij, me qëllim që t’iu jepet Shansi sa më shuëm të rinjve të shfaqin potencialin e tyre.

EMISIONET