Presidenti i Egnatias, Demrozi për Ora News: Golin nuk e pashë pse u anullua, premio kanë gjithmonë çunat e mi

Egnatia dhe Vllaznia po përballen në stadiumin ‘’Air Albania’’ për një vend në finalen e madhe ku do luhet për titullin kampion ku i pret Partizani.

Nga stadium ‘’Air Albania’’, gazetari Drilon Xhepollari përcolli edhe atmosferën që ishte në stadium gjatë pushimit mes dy pjesëve.

Në një prononcim të shkurtër për Ora News foli edhe presidenti i Egnatias, Agim Demrozi që sigurisht ishte i pranishëm në stadium për të parë ekipin e tij.

‘’Ishte një lojë e luftuar nga të dyja skuadrat.

Golin nuk e pashë pse e ka anullu.

Kur të mbarojë ndeshja do ta shohim.

Nëse luajmë si pjesën e parë, do shkojmë në finale.

Premio kanë gjithmonë çunat e mi’’ u shpreh Demrozi.

EMISIONET