Precedenti që mund të bëjë historinë/ Futbollistet që lindin fëmijë, duhet të paguhen normalisht

Precedenti që mund të bëjë historinë/ Futbollistet

Futbolli i femrave ndryshe nga ai i meshkujve, i përball lojtaret më vështirësi më të mëdha për shkak të aspektit fizik të tyre. Një rast ideal për ta vërtetuar këtë gjë është ai i kapitenes së Islandës, Sara Bjork Gunnarsdottir e cila u kë bërë një nder të madh gjithë kolegeve të saj pasi ka fituar një gjyq shumë të rëndësishëm në apelin e FIFA-s që mund të bëhet precedent.

Ajo bën me dije se apeli i ka dhënë të drejtë në kërkesën që ish-klubi i saj i Lyon t’i paguajë të gjitha detyrimet financiare gjatë periudhës së shtatëzanisë. Në maj 2022 FIFA detyroi klubin a paguante rrogën e lojtares në kuotën 82 mijë euro.

“Fitorja e këtij gjyqi është më e madhe se unë. Kjo fitore u garanton siguri financiare të gjitha lojtareve që duan të kenë një fëmijë ndërkohë që janë në aktivitet. Tani nuk mund të thonë më ‘ndoshta’ ose ‘nuk ka një precedent’. Asnjë femër nuk duhet të kalojë atë që kalova unë”.

EMISIONET