Përtej rivalitetit Messi-Ronaldo/ Antonela Roccuzzo mbështet projektin e Georgina Rodriguez

Përtej rivalitetit Messi-Ronaldo/ Antonela Roccuzzo mbështet projektin

Edhe pse rivaliteti mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo vazhdon të konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit, partneret e tyre po tregojnë se jashtë fushës mbizotëron respekti dhe mbështetja reciproke.

Georgina Rodriguez ka prezantuar së fundmi projektin e saj më të ri në biznes, markën e veshjeve Mimoa, me seli në Dubai. Marka synon të ofrojë veshje moderne për gra me çmime nën 100 euro, duke promovuar një filozofi të bazuar te vetëbesimi dhe pranimi i trupit.

Për promovimin e koleksionit të parë, Georgina u dërgoi dhurata disa personazheve të njohur, mes tyre edhe Antonela Roccuzzo.

Antonela nuk vonoi të reagojë. Ajo publikoi në Instagram një fotografi të paketës së dhuratës dhe falënderoi publikisht Georginën.

"Faleminderit shumë, Georgina", shkroi ajo, duke shtuar më pas:

"Gjithçka është e mrekullueshme. Të uroj gjithë suksesin e botës."

Ky gjest u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë fansa e cilësuan si një shembull elegance, respekti dhe mbështetjeje, pavarësisht rivalitetit historik mes bashkëshortëve të tyre në fushën e blertë.

Georgina e prezantoi zyrtarisht markën Mimoa gjatë ndeshjes mes Portugalisë dhe Kolumbisë, ku ishte e pranishme në tribunë për të mbështetur Cristiano Ronaldon. Për këtë rast, ajo veshi një komplet sportiv nga koleksioni i saj, me numrin 7 në pjesën e pasme, në nder të yllit portugez.

Duke folur për filozofinë e markës së saj, Georgina theksoi se synimi është të fuqizojë gratë dhe t'u përcjellë atyre një mesazh pozitiv.

"E krijova këtë markë sepse besoj se trupi i gruas nuk është diçka që duhet rregulluar. Ai është i gjallë, i mjaftueshëm dhe i bukur pikërisht ashtu siç është", u shpreh ajo.

Reagimi i Antonela Roccuzzos është interpretuar nga shumë ndjekës si një dëshmi se respekti dhe miqësia mes dy grave shkon përtej rivalitetit legjendar që prej vitesh ka shoqëruar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në botën e futbollit.

EMISIONET