Pas dështimit të Uruguajit: Meritonim më shumë, por po largohemi me duar bosh!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2026, 11:49

Trajneri i Uruguajit, Marcelo Bielsa u shfaq i zhgënjyer pas eleminimit nga Botërori.
“Çfarë i lë futbollit uruguaian? Asgjë, sepse çdo kontribut që një trajner mund të japë pas tre vitesh pune nuk materializohet nëse nuk merr rezultate.
Vendi i katërt në kualifikueset e Kupës së Botës nuk kishte shumë rëndësi, as vendi i tretë në Kupën e Amerikës.
“Mendoj se meritonim të fitonim shtatë pikë nga tre ndeshje, por po largohemi vetëm me dy. Mandati im është një që nuk lë gjurmë”, tha ai.

