Alarm në Egjipt/ Mohamed Salah del i dëmtuar mes ndeshjes me Iranin, shqetësim i madh para sfidës vendimtare me Australinë

Kombëtarja e Egjiptit po përballet me shqetësim për gjendjen fizike të Mohamed Salah, pas ndeshjes së fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës ndaj Iranit, e cila përfundoi në barazim 1-1.
Kapiteni egjiptian u detyrua të lërë fushën në pjesën e dytë, pasi kërkoi vetë zëvendësimin, duke sinjalizuar probleme fizike gjatë lojës.
Pas ndeshjes, trajneri Hossam Hassan u shpreh se gjendja e sulmuesit do të vlerësohet në orët në vijim, duke shtuar se për momentin nuk ka shenja për një dëmtim serioz.
Mohamed Salah u pa i shqetësuar në momentin e largimit nga fusha, çka ka ngritur pikëpyetje te tifozët egjiptianë për gatishmërinë e tij në fazën e eliminimit direkt.
Pavarësisht barazimit, Egjipti siguroi kualifikimin nga grupi dhe tashmë përgatitet për sfidën e radhës ndaj Australisë.


