Taremi sulm total ndaj FIFA-s dhe Infantinos: Vetëm fjalë, ky Botëror është një katastrofë. Mendoj se…

Sulmuesi i Iranit, Mehdi Taremi u tregua i ashpër ndaj FIFA-s dhe Presidentit Infantino, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Ky Botëror është një katastrofë. E them këtë me bindje pasi FIFA duhet të jetë këtu për të sistemuar gjërat, por deri më tani nuk ka bërë asgjë”.
“Zoti Infantino na vizitoi pas ndeshjes së parë që zhvilluam përballë Zelandës së Re dhe në dhomat e zhveshjes na premtoi se ishte vetëm fillimi dhe se gjithçka do të sistemohej. Por faza e grupeve përfundon nesër dhe asgjë nuk ka ndryushuar”, tregoi Taremi.
Sulmuesi rrëfen për vështirësitë që i kanë sjellë delegacionit të Iranit konflikti luftarak. “Të gjithë ata që duhet të na ndihmonin me logjistikën nuk kanë mundur që të pajisen me viza. Si është e mundur që ne pas ç’do takimi duhet që të fluturojmë drejt Tijuana-s? I dashurojmë njerzit atje ashtu si dashurojmë të gjithë Mekskikën. Ne jemi profesionistë dhe marrim pjesë në një event profesionist, kjo që po na ndodh nuk është e drejtë”, tha ai.

