VIDEO/ Kida publikon “Inati x Taka”, vjen me ritme verore dhe videoklip të ri!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Inati x Taka”, duke sjellë ritme verore dhe një videoklip atraktiv për fansat e saj.
Projekti përfshin dy pjesë të ndërthurura në një këngë të vetme, ndërsa videoklipi është realizuar me atmosferë tërësisht verore dhe me një estetikë moderne.
Në klip paraqiten edhe emra të njohur të skenës shqiptare, si moderatorja Sara Kolami dhe influencuesja Aneta Berisha.
Sa i përket tekstit, për pjesën “Inati” janë përkujdesur Rron Kai, Kida dhe Liro, ndërsa tekstin e pjesës “Taka” e ka shkruar vetëm Rron Kai.
Kënga tashmë është publikuar në platformat muzikore dhe pritet të shndërrohet në një nga hitet e kësaj vere.

