Laura Fazliu shkëlqen në Kinë, fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026!

Laura Fazliu shkëlqen në Kinë, fiton medaljen e bronztë

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në turneun prestigjioz Qingdao Grand Prix 2026, të zhvilluar në Kinë, duke zhvilluar një paraqitje mbresëlënëse gjatë gjithë garës.

Laura e nisi garën me fitore bindëse ndaj gjermanes Sara-Joy Bauer, të cilën e mposhti me tre Yuko. Në raundin e dytë, ajo vazhdoi formën e shkëlqyer duke triumfuar me Ippon ndaj turkes Ozlem Yildiz.

Në gjysmëfinale, xhudistja kosovare u ndal nga japonezja Narumi Tanioka, e cila fitoi me Yuko, duke ia mohuar Fazliut mundësinë për të luftuar për medaljen e artë.

Megjithatë, Laura reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Në repasazh, ajo mposhti italianen Thauany David Capanni Dias me Yuko, duke siguruar finalen për medaljen e bronztë.

Në duelin vendimtar, Fazliu tregoi edhe një herë cilësinë e saj, duke triumfuar me Waza-ari ndaj bjelloruses Yana Makretskaya dhe duke e mbyllur turneun me medaljen e bronztë.

EMISIONET