“Nuk më pëlqen, nuk ka pasion…” - Parashikimi i Maradonës në 2018: Amerikanët do ndajnë ndeshjet në 4 pjesë vetëm për reklama

“Nuk më pëlqen, nuk ka pasion…” - Parashikimi i

Amerikanët do ta ndajnë ndeshjen në katër pjesë nga 25 minuta, vetëm që të fusin reklama, kishte deklaruar legjenda e futbollit Diego Armando Maradona në vitin 2018 duke iu referuar Kampionatit Botëror 2026.

Kur gazetari Víctor Hugo Morales e pyeti se si e imagjinonte një Kupë Bote të zhvilluar në Amerikën e Veriut, “Pibe de Oro” u përgjigj: “Nuk më pëlqen, nuk ka pasion… Kanadezët mund të jenë skiatorë të mirë dhe çfarë të duan, por amerikanët do të kërkojnë ta ndajnë ndeshjen në katër pjesë nga 25 minuta për të futur reklama”.

”Meksika vazhdon të marrë organizimin e turneve edhe kur nuk e meriton, sepse sapo fiton dy ndeshje eliminohet”, theksoi ai.

Parashikimi i Maradonës – i cili kishte parasysh një projekt të ngjashëm, të propozuar por që nuk u realizua gjatë 1994 FIFA World Cup – sot duket se është bërë pjesërisht realitet me futjen e ndërprerjeve për hidratim (hydration breaks) në këtë edicion të turneut.

EMISIONET